Aktualitet

A po funksionon imunizimi i tufës? Mjeku Ilir Alimehmeti: Ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%

1 Prill 2021, 18:44 Nga DOSJA
A po funksionon imunizimi i tufës? Mjeku Ilir Alimehmeti: Ka gjasë

TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje me Report Tv, mjeku ka folur edhe për imunitetin e tufës në vendin tonë.

Sipas Alimehmetit, nuk ka shifra zyrtare por beson se 50-60% e popullsisë në kryeqytet mund ta kenë kaluar COVID.

‘Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare. Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi,’- tha mjeku.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll