Politike

Kush është Luiza Mandi kandidatja e Libohovës, ish-ministrja e Ramës i mbushi mendjen

14 Maj 2019, 06:33 Nga DOSJA
Kush është Luiza Mandi kandidatja e Libohovës, ish-ministrja e

Tiranë- Një nga surprizat e Edi Ramës në listën me 61 kandidatët për bashkitë në vend është edhe Luiza Mandi, kandidatja për deputete në bashkinë e Libohovës. Theksojmë se Luiza Mandi në zgjedhjet lokale të 2015 është prezantuar nga Ilir Meta, në atë kohë kreu i LSI-së, si kandidate për kryetare bashkie.

Kush është Luiza Mandi?

Luiza Mandi me profesion mjeke rikandidon dhe kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Libohovës. Rikandidimin ja ka kërkuar personalisht deputetja Mirela Kumbaro ndërkohë që mësohet se vetë Mandi e ka pranuar këtë propozim. Në katër vitet e qeverisjes së saj, në Libohovë u implementua Rilindja Urbane, me një shesh të ri leja e të cilit paradoksalisht nuk është aprovuar vetë nga KRT.

Partia Socialiste zyrtarizoi tri ditë më parë kandidaturat për kryebashkiakë në garën e 30 qershorit. Pas 12 vitesh, Vangjush Dako u zëvëndësua në Durrës nga Valbona Sako. Nga listat rikandidojnë 23 kryetarë, 5 deputetë dhe 7 zonja në garë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luiza mandi mirela kumbaro luiza mandi mirela kumbaro

Sondazh

Poll