Politike

Leonard Olli përballë Sotiraq Filos, Patozi me 25 kandidatë për bashkitë. Kush sfidon Veliajn?

14 Maj 2019, 06:40 Nga DOSJA
Leonard Olli përballë Sotiraq Filos, Patozi me 25 kandidatë

TIRANË- Partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike, ka depozituar mbrëmjen e djeshme në limitet e afateve kohore listën e kandidatëve për kryetarë bashkish.

Ndryshe nga sa Patozi ishte shprehur më parë, se do të kishte kandidatë në çdo bashki, përveç në ato bashki ku ka kandidatë të pavarur, BD ka depozituar vetëm 25 kandidatë. 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk janë regjistruar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pasi nuk pranojnë asnjë proces elektoral me Kryeministër Edi Ramën. Së bashku mePD e LSI nuk janë regjistruar as edhe partitë e tjera aleate në opozitë, si PR, LZHK, PDIU, PBDNJ, PDK etj.

Partia Demokratike është shprehur se nuk do të lejojë asnjë garë pa PD-në dhe se më 30 qershor do të bllokohen të gjtiha qendrat e votimit. Kërkesa e tyre e vetme është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

KANDIDATET E BINDJA DEMOKRATIKE PER BASHKITE

Korçë Leonard Olli

Kolonjë Fatjon Feka

Vlorë Valbona Mezini

Tiranë Arben Skënderi

Berat Pavllo Shkarpa

Dibër Shkëlzen Qoka

Kamzë Ylber Gjeta

Lezhë Salvador Kaçaj

Kavajë Bledar Sinella

Durrës Valdona Sakollari

Kukës Abedin Uruçi

Skrapar Devi Hebibasi

Bulqizë Ilir Balla

Tropojë Edison Hasanaj

Kurbin Edmond Piroli

M. e Madhe Pjerin Spathari

Tepelenë Gëzim Malko

Këlcyrë Shkëlqim Muho

Shijak Arben Pohumi

Gramsh Sabri Ibrahimi

Cërrik Merita Xhika

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike kandidatët e patozit për kryetarë bashkie astrit patozi bindja demokratike kandidatët e patozit për kryetarë bashkie

Sondazh

Poll