Politike

20 minuta mbledhje! Celibashi propozoi fletën e votimit, Komisioni Regullator ia “pason”: S’jemi ne organi kompet

31 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA

TIRANË- Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit, ‘draftin’ ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra, duke eliminuar atë me numra. Pra sipas fletës votimit që ka propozuar Celibashi, renditja e kandidatëve për deputetë në 12 zonat zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike të cilat kanë depozituar lista shumemërore.

“Në përfundim të afatit për regjistrimin e listave shumemërore në KQZ, janë regjistruar gjithsej dy koalicione zgjedhore, koalicioni me shkronja nistore (PD-AN) dhe koalicioni me shkronja nistore (ABEOK), 10 (dhjetë) parti politike , dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit. Komisioneri miratoi rezultatin e shortit duke përcaktuar numrin rendor që do të ketë çdo subjekt zgjedhor në fletën e votimit. Renditja në fletën e votimit për kandidatët për deputet në 12 zonat zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike të cilat kanë depozituar lista shumemërore sipas materialeve bashkëlidhur këtij vendimi. Specifikimet teknike të përmasave të shkrimit në fletën e votimit respektivisht për secilën zonë zgjedhore, pasqyrohen në shtojcat që i bashkëlidhen këtij vendimi.’- thuhet në propozimin e Celibashit për Komisionerin Rregullator.

Në mbledhjen që zgjati vetëm 20 minuta, Komisioneri Rregullator, votuan me 5 kartona jeshilë së nuk ishin ata organi kompetent për të miratuar fletën e votimit. Këta të fundit, ia pasuan “topin” Celibashit, për të vulosur zyrtarsisht fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

PJESË NGA BISEDA: 

Eridian Salianji përfaqësues i PS: Projekt akti i Komisionerit ka të bëjë vetëm me nje opsion. Pavarësisht kundërshtive qe kemi per fleten e votimit ne mendojne se Komisioni Rregullator nuk është kompetent per shqyrtimin dhe miratimin e projektaktit, ndaj kërkojmë që ju ta ndërprisni mbledhjen.

Nano: Komisioni Rregullator në unanimitet vlerëson se Komisioni nuk është organi kompetet për ta shqyrtuar projekt aktin.

Mbetet për t’u parë në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së, nëse versioni i propozuar do të miratohet dhe do t’i prezantohet publikut. 

(k.m.A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi miratohet fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi miratohet fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll