Politike

Risku i 25 prillit! Elez Biberaj: Zgjedhjet provë për Shqipërinë, ‘prekja e tyre’ mund të ndërlikojë marrëdh

31 Mars 2021, 18:33 Nga DOSJA
Risku i 25 prillit! Elez Biberaj: Zgjedhjet provë për

SHBA– Elez Biberaj, në editorialin e tij për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate. Në shkrimin e tij, të publikuar në Dosja.al, Biberaj shkruan se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një provë për marrëdhënies mes Amerikës dhe Shqipërisë, ku dështimi është një prej mundësive, dhe mund të sjellë pasoja të rënda. Sipas tij, një proces i manipuluar, duke injoruar të gjitha “flamujtë e kuq”, jo vetëm të SHBA-ve por edhe të Bashkimit Europian, mund t’i kushtojnë shumë vendit. 

“Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda. Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që kanë shqiptarët. Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian,”-shkruhet në shënimin e tij. 

PJESË NGA SHKRIMI: 

Ndërtimi i një demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.  Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet. Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit. Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze. Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda. Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që kanë shqiptarët. Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elez biberaj elez biberaj

Sondazh

Poll