Aktualitet

Pranvera me një lule nuk vjen! Shira, stuhi dhe reshje dëbore pritet të pushtojnë vendin tonë në 10 ditët e para të Pril

31 Mars 2021, 18:54 Nga DOSJA
Pranvera me një lule nuk vjen! Shira, stuhi dhe reshje dëbore pritet

ITALI– Mesa duket pranvera ende nuk ka ardhur plotësisht edhe pse tashmë muaji Mars po mbyllet.

Sipas inMeteo, dimri do të kthehet në Mesdhe pikërisht gjatë fundjavës së Pashkëve, dhe ka shumë të ngjarë të vazhdojë në javën tjetër me stuhi, të ftohtë dhe dëborë.

Duke filluar nga e shtuna pasdite Ballkani do të përfshihet nga një ajër shumë i ftohtë i cili do të depërtojë deri në Itali. Parashikohen shira të rrëmbyeshëm, madje dhe stuhi të mëdha për shkak të kontrasteve të konsiderueshme termike.

Në ditët në vijim është shumë e mundshme ardhja e një mase ajrore tjetër shumë të ftohtë, këtë herë nga Evropa veri-perëndimore, e cila rrezikon të sjellë më shumë mot të keq në të gjithë Mesdheun dhe reshje dëbore dhe në zona të ulëta.

Me pak fjalë, le të bëhemi gati për ndryshime vërtet të rëndësishme të temperaturës në dhjetë ditët e para të prillit, të cilat do të dalin të jenë më shumë dimër sesa pranvera!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti gjatës javes moti gjatës javes

Sondazh

Poll