Aktualitet

Hapet tuneli i tretë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, nga nesër lehtësohet trafiku në hyrje të Tiranës 

31 Mars 2021, 18:27 Nga DOSJA
Hapet tuneli i tretë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, nga nesër

TIRANË- Hapet tuneli i tretë në ish-sheshin ”Shqiponja’. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila thotë se me hapjen e këtij tuneli, nga dita e nesërme do të lehtësohet trafiku, në hyrje të Tiranës.

Balluku, teksa ka inspektuar nga afër punimet, tha se me hapjen e këtij tuneli, do të minimizohet trafiku, ndërkohë inxhinieri i veprës, theksoi se brenda pak ditëve, do të hapen disa tunele mbi të cilat po punohet, në mënyrë që trafiku në hyrje të kryeqytetit të mos jetë më një problematikë.

Belinda Balluku: Nuk do të kemi më ngecje dhe bllokim trafiku që kishim për shkak të kantierit të ndërtimit?

 

 

Inxhinieri: Do të mbyllim për pak javë tunelet dhe nuk do të jetë më problematikë trafiku në sheshin Shqiponja të Tiranës.

Belinda Balluku: Të gjitha tunelet e sheshit Shqiponja do të monitorohen nga një qendër speciale kontrolli, kështu që parashikohet që me përfundimin e të
gjithë veprës do të ketë një sistem kontrolli. Kemi qenë të kujdesshëm për të përmbushur kushtet teknike.

“Lajmin e ka bërë Ministrja Në Hyrjen e Re të Tiranës hapet tuneli i radhës për qarkullimin e automjeteve, duke lehtësuar më tej lëvizjen për drejtuesit e mjeteve.
Vijon puna 24 orë për përfundimin e plotë të kësaj vepre komplekse, e cila do t’i japë kryeqytetit një portë hyrëse dinjitoze? Në terren për të ndjekur nga afër punën e kryer dhe vijimin e mëtejshëm të punimeve?“- shkruan Balluku krahas videos. 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hapet tuneli i trete hapet tuneli i trete

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 17:15

TIRANË– Albert Zaja, i arrestuari i vetëm si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier duket se nuk e ka krimin e parë! Sipas ABC,...