Aktualitet

 Detaje të reja nga grabitja në Gjirokastër, autorët boshatisin raftet e argjendarisë, policia sekuestron kamerat 

31 Mars 2021, 17:58 Nga DOSJA
 Detaje të reja nga grabitja në Gjirokastër, autorët

GJIROKASTËR– Detaje të reja, janë zbardhur nga grabitja e sotme në Gjirokastër, ku dy persona të maskuar dhe me armë grabitën një argjendari.

Në një video të siguruar nga BallkanWeb, shihen se raftet janë boshatisur, ndërkohë mësohet se autorët kanë marrë sende, aq sa kanë mundur.

Deri më tani nuk dihet se sa është vlera e sendeve të vjedhura, sakaq policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, në mënyrë  që të identifikojnë autorët. Po ashtu policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e këtyre të fundit.

Nga të dhënat e para, mësohet se kanë qenë dy persona me një makinë tip “Golf” të bardhë, që kanë shkuar tek argjendaria të armatosur me kallashnikov, dhe me maska.

LAJM KRYESOR: Grabitet me armë një argjendari në Gjirokastër, 2 persona me maska futen brenda dhe marrin floririn në banak, autorët largohen nga vendngjarja me makinën tip ‘GOLF’

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet argjendaria ne gjirokaster grabitet argjendaria ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 17:15

TIRANË– Albert Zaja, i arrestuari i vetëm si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier duket se nuk e ka krimin e parë! Sipas ABC,...

Aktualitet 31 Mars 2021, 15:30

TIRANË– 8 viktima dhe 434 raste të reja të infektuara me COVID, ky është bilanci i pandeminë së koronavirusit në Shqipëri për 24 orët e fundit. Minis...