Aktualitet

“Ladi më tha ‘do ndajmë çdo gjë'”/ Si ndodhi vrasja në Kamëz, shokët ‘piketuan’ të grabisn

31 Mars 2021, 18:05 Nga DOSJA
“Ladi më tha ‘do ndajmë çdo gjë'”/

KAMËZ– Albert Zaja, i pragosur si autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzën Kastratit, akuzohet se ka marrë pjesë edhe në grabitjen e armatosur në Kamëz 3 vite më parë. Shenjat e tij të gishtave janë gjetur në mjetin e përdorur nga Vlamir Kurti dhe Ruzhdi Hode për t’u larguar nga vendngjarja. Ngjarja ndodhur në 25 prill të 2018. Kurti dhe Hode, u futën në minimarketin e çiftit Buçi.

Fillimisht i kanë kërkuar lekët e xhiros ditore, fqinjës së tyre Meritës, e cila u ka pohuar se nuk kishte. Të acaruar nga përgjigjia, njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buçi, bashkëshorti i saj, i cili ndodhej tek pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve ka dëgjuar gjithçka dhe është futur me shpejtësi në market. Teksa përballej me grabitësit, në një moment ai ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve.

Pikërisht në këtë moment, ata e kanë qëlluar në zonën e barkut, dhe duke e lënë të vdekur në vend dhe janë larguar. Në market, bashkë me prindërit, ndodhej dhe djali i vogël i çiftit vetëm 6 vjeç, i cili u ka shpëtuar plumbave vetëm duke u fshehur poshtë banakut. 3 ditë më vonë, më 28 prill, Policia prangosi dy autorët e grabitjes së armatosur, megjithatë edhe sot asnjë prej tyre nuk e pranuar krimin. I vetmi që ka rrëfyer është Hode, i cili ia hedh fajin shokut të tij. 

“Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”, mësohet të ketë thënë Hode para uniformave blu.

Por mesa duket, bashkë më shokët ka qenë edhe një i tretë…Albert Zaja! Ky i fundit, ka pasur një rol “episodik” në vrasje, duke u sjellë vetëm si shoferi i dy të rinjve që vranë dhe plagosen me armë zjarri, duke i larguar drejt Fushë Krujës.

Vladimir Kurti, për krimin e bërë është dënuar me burg përjetë, ndërsa Ruzhdi Hode, me 26 vite heqje lirie. Nëse akuza për Kastratin provohet, viteve të dënimit do t’i shtohen edhe ato të ngjarjes së Kamzës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agim buçi albert zaja ruzhdi hode vlamir kurti vrasja e agim buçit agim buçi albert zaja ruzhdi hode vlamir kurti vrasja e agim buçit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 17:15

TIRANË– Albert Zaja, i arrestuari i vetëm si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier duket se nuk e ka krimin e parë! Sipas ABC,...

Aktualitet 31 Mars 2021, 15:30

TIRANË– 8 viktima dhe 434 raste të reja të infektuara me COVID, ky është bilanci i pandeminë së koronavirusit në Shqipëri për 24 orët e fundit. Minis...