5 aksidente me 4 viktima! Aksi Kavajë–Rrogozhinë do asfaltohet, ARRSH njoftim për shoferët: Nesër nisin punimet, SKEMA e
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fillimin e punimeve në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, duke ndarë me të gjithë qytetarët dhe shoferët skemën e rë të lëvizjes. Sipas ARRSH, punimet do të fillojnë nesër në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në datë 8 prill dhe aksi që do të “preket” nga ndërhyrja do të jetë ai, Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK
AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR-POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR
Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të sigurisë rrugore në aksin: K/DALJE KAVAJË- DEGËZIM BISHTI ZHURIT (RROGOZHINË).
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte, datë 1 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:
Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Për vetëm dy muaj, në këtë aks rrugor janë shënuar 4 viktima dhe 6 të plagosur për shkak të cilësisë së keqe të punimeve.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Me kallashnikov, maska e “Golf” të bardhë, si u grabit argjendaria në Gjirokastër (PAMJE NGA VENDGJARJA)
GJIROKASTËR- Fotot që po shihni është argjendaria që u grabit pasditen e sotme në Gjirokastër.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se dy persona, të pajisur...
Grabitet me armë një argjendari në Gjirokastër, 2 persona me maska futen brenda dhe marrin floririn në banak, autorët larg
GJIROKASTËR– Grabitet argjendaria në Gjirokastër. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se dy persona me maska dhe pistoleta, janë futur në një argjendari në ...
Sherr për një biçikletë, plagosen me thikë dy adoleshentë në Tiranë, nisen me urgjencë drejt spitalit
TIRANË- Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika, me bashkwmoshatarwt e tyre tw cileBurime për Dosja.al, bëjnë me dije se ngjarja ka...
“Ma vranë djalin në gjumë, do të marr hak!”/ Vetëm ajo dhe vajza kanë mbijetuar, dëshmia e nënës së Gentian Beqiri
ELBASAN– Behije Neziri dhe vajza e saj janë të vetmet që mund të kërkojnë ende “gjakun” e Gentianit dhe Nezirit, të masakruar brenda banesës së tyre më 15 gusht...
NDODH brenda Traumës! I aksidentuar që prej 14 dhjetorit, pacienti rëndë, vuan për kujdes/ Vajza bën DENONCIMIN: Mjeku e n
TIRANË– Menduh Koçi lufton për jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet, pas dëmtimeve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur më 14 dhjetor t...
Piu verë dhe drogë për “të marrë zemër”/ DETAJE nga vrasja që tronditi Elbasanin, ‘zbërthehet’ Ervis Bardhi: Me
ELBASAN– Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi ka “zbërthyer” vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir që u masakruan brenda banesës së tyre...
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri. ONM kërkon ankimimin në KPA: T’i rihetohet pasuria
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë Lindita Zgurin, prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.Ziguri ka...
Trafikonin drogë dhe qenie njerëzore, arrestohen 17 shqiptarë në Francë
FRANCË-Policia në Francë, ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande që merrej me trafikimin e qenieve njerzore dhe lëndëve narkotike.Sipas mediave francez...