Bota

Hoxhaj rithekson vendimin: PDK-ja nuk do e votoj Osmanin për presidente, është një figurë përçarëse

31 Mars 2021, 13:43 Nga DOSJA
Hoxhaj rithekson vendimin: PDK-ja nuk do e votoj Osmanin për presidente,

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka ritheksuar se partia e tij nuk do e votojë Vjosa Osmanin si presidente.

Sipas tij, Osmani është një figurë përçarëse dhe një partikate. Po ashtu, ai është shprehur se presidentja e ardhshme duhet të jetë e pavarur, por Osmani është nën diktatin e Albin Kurtit.

Ne i kemi disa arsye që nuk e mbështesim Vjosa Osmanin presidente. Së pari Znj.Osmani nuk është një figurë fituese por skajshmërish përçarëse. Karrierën e saj politike ajo e ka ngritur në frymën e përçarjes dhe jo të unitetit. Së dyti dhe këtë duhet ta dinë gjithë qytetarët. Ajo është një kandidate partiake dhe jo konsensuale. Së treti ajo është treguar e njëanshme sa e ka përfaqësuar institucionin e Presidencës. Presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë i pavarur politikisht. Znj. Osmani e ka treguar disa herë që është më shumë nën diktatin e z.Kurti. për më shumë ajo nuk është insitucionaliste dhe nuk ka një kulturë institucionale, por populiste. Ajo ka përdorur protokollin e shtetit për partinë e saj dhe për të bërë marrëveshje koalicioni me z.Kurtin. Ajo është politikisht e ndikueshme dhe jo stabile. Kjo është vërtetuar disa herë. Sa ka qenë në parti e ka ndjekur interesin e saj personal, e kur të jetë në pushtet do ta ndjek interesin partiak. Mazhoranca e re do të duhej të dilte me një kandidat që do ta përfaqësonte më së miri unitetin”, ka deklaruar ai.

Sipas Hoxhës, nëse ajo do jetë presidente, pushteti do kalojë vetëm në dorën e një njeriu, Albin Kurtit.

“Znj.Osmani nuk udhëhiqet nga parimet por më shumë nga kalkulimet. Shembulli konkret është mënyra se si është sjellë në marrëveshjen për nënshkrimin me Malin e Zi. Ajo nuk ka platformë. Së fundi zgjedhja e znj.Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion mjaft të rrezikshëm e ku pushteti do të koncentrohej në duart e një partie dhe një njeriu, Albin Kurti. Ne jemi për një kandidat konsensual që do t’i shërbente shtetit, qytetarëve dhe shoqërisë. Nuk mendoj se është detyrë e jona që të dalim me një kandidat për president. I takon shumicës që ta udhëheq një proces të tillë,“-ka thënë Hoxhaj.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj kosove enver hoxhaj kosove

Sondazh

Poll