Bota

Bilanci në botë/ Mbi 128 mln njerëz janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar mbi 2,8 milio

31 Mars 2021, 13:29 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 128 mln njerëz janë të infektuar

BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 128 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,819,096 njerëz dhe janë shëruar mbi 104 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 38,557 persona, duke e çuar numrin në total mbi 31 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,697 njerëz dhe numri në total ka shkuar 564,154.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 59,265 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,664,058 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 1,488 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 317,936.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll