Qeveria merr vendim, shkollat parauniversitare në Kosovë do të jenë të mbyllura për dy javë
31 Mars 2021, 13:17Nga DOSJA
KOSOVË-Nxënësit e sistemit parauniversitar në Kosovë, javën e ardhshme do të jenë pushim. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci, e cila ka thënë se kjo periudh do përdoret për të dezinfektuar shkollat.
Ajo ndër të tjera ka sqaruar se e ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet nga 6 deri në 8 prill, ndërsa sipas kalendarit të festave zyrtare dita e hënë dhe e premte për shkak të festës së Pashkëve dhe Ditës së Kushtetutës do të jenë pushim.
“Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit, mësimi do të rifillojë me 12 prill. Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla. Kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore. Mësimdhënësit dhe udhëheqësit në shkolla do të reflektojnë dhe analizojnë punën e tyre në periudhën e parë dhe të dytë, ashtu si dhe do të pregatiten për përfundimin sa më të suksesshëm të vitit shkollor. Në takimet që kam pasur këtyre ditëve me përfaqësues të të gjithë akterëve të përfshirë në arsim, kemi arritur një pajtueshmëri të plotë jo vetëm për këtë pushim, por edhe për zëvendësimin e ditëve të humbura në fillim të vitit shkollor. Në takimet e punës shpreha dhe brengat e mia për cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, pabarazive që mund të jenë shtuar tek nxënësit dhe arritjes së rezultateve të pritura. Në këtë drejtim, shumë shpejtë do të nxjerrim dhe Vendimin për organizimin e mësimit plotësues dhe shtesë për nxënësit që mund të kenë pasur ngecje, sidomos për filloristët, për çfarë pat mbështetje të plotë nga të gjitha palët,”-ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit,…
PRISHTINË– Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombër të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.470 testim...
ITALI- Pasarela e Armanit në Milano të Italisë do të kthehet në një qendër vaksimi. Fanpage shkruan se ky veprim është marrë për të lehtësuar vaksinimin në Ita...
BRITANI– Mijëra britanikë kanë dalë për të shijuar temperatuat e larta dhe rrezet e diellit, pas një kohe shumë të gjatë karantinimi.Sipas BBC, tashmë gjysma e ...
POLONI- Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkim...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve n...
ANGLI- “Call Center-at” si Teleperformanca janë duke menduar që të vendosin camera dhe mjete monitorimi në shtëpitë e të gjithë punonjësve të tyre për të kontro...
SHBA- Vaksina e Pfizer/BioNTech është 100% efektive te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. CNN shkruan se nga rezultatet e provave klinike të vaksinës s...
KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e Presidentit në Kosovë. Gjatë konferencës që mbajti ditën e sotme, Haradinaj tha se q...