Bota

Teatri Armani kthehet në qendër vaksinimi: Fushata është ndërmarrë për të zvogëluar punën e madhe

31 Mars 2021, 12:27 Nga DOSJA
Teatri Armani kthehet në qendër vaksinimi: Fushata është

ITALI- Pasarela e  Armanit në Milano të Italisë do të kthehet në një qendër vaksimi. Fanpage shkruan se ky veprim është marrë për të lehtësuar vaksinimin në Itali. Pas Milanos kjo nismë pritet që të ndërmerret edhe në rajone dhe qytete të tjera.

“Fushata i përgjigjet objektivit të zvogëlimit të punës së rëndë të bërë nga institucionet shëndetësore, duke siguruar që burimet të përdoren për të rritur ndihmën dhe kujdesin. Vaksinimi do të bëhet në mënyrat dhe kohët që do të komunikohen në ditët e ardhshme dhe pjesëmarrja do të bëhet vullnetarisht. Sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo nismw do të zbatohet edhe në rajonet e tjera,” thuhet në njoftimin e Armanit.

Italia është aktualisht e izoluar, pasi pati një ‘boom’ përhapjesh të varianteve të Covid-19. Deri më tani, Italia ka vaksinuar 9.5 milionë persona, por nën 3 milionë kanë marrë një dozë të dytë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pasarela e armanit vaksinimi ne itali pasarela e armanit vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll