Bota

Haradinaj: Qëndrimi jonë për Vjosa Osmanin nuk ka ndryshuar 

31 Mars 2021, 10:47 Nga DOSJA
Haradinaj: Qëndrimi jonë për Vjosa Osmanin nuk ka ndryshuar 

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e Presidentit në Kosovë. Gjatë konferencës që mbajti ditën e sotme, Haradinaj tha se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me Vjosa Osmanin. AAK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshje politike me VV-në.

“Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve z.Kurti zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre kërkesë apo marrëveshje, ata nuk kanë kërku prej neve bashkëpunim, vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes, e pash një njoftim që LDK ka një votim të tillë, sa i përket Aleancës nuk ka ndryshu asgjë”, tha Haradinaj.

LDK-ja ditën e djeshme deklaroi se do të votonin Vjosa Osmanin për Presidente.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ceshtja e presidentit ne kosove ramush haradinaj vjosa osmani ceshtja e presidentit ne kosove ramush haradinaj vjosa osmani

Sondazh

Poll