Bota

STUDIMI: Vaksina Pfizer ka efekt të fortë tek fëmijët 12-15 vjeç, asnjë i infektuar pasi mori dozën e mbrojtjes nga COVID

31 Mars 2021, 10:52 Nga DOSJA
STUDIMI: Vaksina Pfizer ka efekt të fortë tek fëmijët 12-15

SHBA- Vaksina e Pfizer/BioNTech është 100% efektive te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. CNN shkruan se nga rezultatet e provave klinike të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech te fëmijët asnjë prej tyre nuk u infektua me Covid dhe se efektet anësore nga vaksina ishin shumë të rralla dhe përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe ethe.

Këto rezultate Pfizer dhe BioNTech po planifikon që t’i paraqesë te Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, në mënyrë që të marrë autorizim për ta përdorur vaksinën te fëmijët.  Në këtë provë të Pfizer/BioNTech morën pjesë 2,260 fëmijë të moshave 12 deri në 15 në SHBA dhe vaksina shkaktoi përgjigje shumë të fortë të antitrupave një muaj pas dozës së dytë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të monitorohen për dy vite pas dozës së tyre të dytë për siguri. Pfizer/BioNTech deri tani është miratuar për përdorim emergjent për personat nga 16 vjeç e sipër në SHBA.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pfizer/biontech vaksna 100% efektive kunder covid te femijet pfizer/biontech vaksna 100% efektive kunder covid te femijet

Sondazh

Poll