Bota

Teleperformance vë punonjësit me shpatulla pas murit, investigimi i The Guardian: Do t’ju vendosin kamera sigurie në sh

31 Mars 2021, 11:51 Nga DOSJA
Teleperformance vë punonjësit me shpatulla pas murit, investigimi i

ANGLI- “Call Center-at” si Teleperformanca janë duke menduar që të vendosin camera dhe mjete monitorimi në shtëpitë e të gjithë punonjësve të tyre për të kontrolluar procesin e punës. The Guardian shkruan se kjo gjë do të ndodhë për shkak se shumë punonjës do të punojnë nga shtëpia për të respektuar masat anti-Covid.

Kamerat do të fokusojnë të gjithë punonjësit teksa janë në punë, për të parë nëse shkelin rregullat dhe konsumojnë ushqim apo përdorin celularët kur janë në punë. Kjo gjë fillimisht pritet që të ndodhë në Angli, ku kamerat do të jenë të specializuara dhe do të fokusohen vetëm te ‘shkeljet’ që puntorët mund të bëjnë. Nëse dikush zbulohet që ka thyer rregullat e punës, kamerat e ruajnë këtë filmim për 20 ditë dhe ja dërgojnë provizorëve.

Nëse një punonjës duhet që të shkojë në tualet, apo të marrë diçka për të pirë, ai duhet që të klikojnë modalitetin e pushimit te aplikacioni dhe duhet që të shpjegojnë arsyet e pushimit. Nëse aplikacioni nuk zbulon goditje të tastjerës apo klikim të mausit e nxjerr punonjësin si të papunë dhe raporton direkt të provizorët.

“Nëse sistemi nuk zbulon goditje të tastierës dhe klikim të mausit, ai do t’ju tregojë si i papunë për atë kohëzgjatje të veçantë dhe do t’i raportohet mbikëqyrësit tuaj. Kështu që ju lutemi shmangni pengesat në produktivitetin tuaj. Aplikacioni monitoron dhe ndjek sjelljen e punonjësve në kohë reale dhe zbulon çdo shkelje të rregullave të paracaktuara të biznesit dhe u dërgon njoftime në kohë reale menaxherëve për të ndërmarrë veprime korrigjuese menjëherë”.

Ndërkohë që për personat që punojnë natën, u është kërkuar që të kenë ndriçim të lartë në mënyrë që të kamerat të kenë pamje të qartë të punonjësve. Kamerat gjithashtu do të kenë një efikasitet të lartë të njohjes së fytyrës në mënyrë që të mos ndodhin ndërrime të njerëzve.

Sindikatat e punës dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar këtë gjë si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe se kjo llojë mbikëqyrjeje do të shkel prtvatësitë e njerëve dhe do të krijojë një klimë frike dhe mosbesimi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota call center teleperformanca call center teleperformanca

Sondazh

Poll