Bota

SHBA bën tjetër përpjekje, Blinken i dërgon Vuçiç letër: Pranoni pavarësinë e Kosovës 

31 Mars 2021, 10:35 Nga DOSJA
SHBA bën tjetër përpjekje, Blinken i dërgon

SERBI- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gazeta Ekspress shkruan se në letrën dërguar Vuçiç, Blinken i ka kërkuar atij njohjen e Kosovës. Në letër shkruhet se SHBA-ja ndan vizionin e një Serbie demokratike dhe e gatshme drejt antarësimit në BE.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiç.

Ndërsa “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës.

Pas marrjes së letrës, Vuçiç tha se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

Më parë në muajin shkurt në pavarësinë e Serbisë, Joe Biden në letrën e urimit që i dërgoi Vuçiç-it, i kërkoi që të njihte pavarësinë e Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aleksander vucic antony blinken aleksander vucic antony blinken

Sondazh

Poll