Bota

Mediat e pavarura në Hungari i bëjnë thirrje qeverisë: Na lejoni të hyjmë në spitale Covid, duam të raportojmë

31 Mars 2021, 10:05 Nga DOSJA
Mediat e pavarura në Hungari i bëjnë thirrje qeverisë: Na

HUNGARI- Mediat e pavarura i kanë bërë thirrje qeverisë që të heqin kufizimet për raportimin në spitalet Covid. Reuters shkruan se disa media kanë botuar letrën e dërguar qeverisë dhe Kryeministrit, Viktor Orban.

Kjo kërkesë e mediave të pavarura ka ardhur për shkak se në Hungari vetëm mediave shtetërore u lejohet që të hyjnë dhe të raportojnë mbi situatën në spitale dhe në qendrat e vaksinimit.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Hungari janë regjistruar 652,433 persona me Covid, ndërsa 20,737 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mediat hungareze i dergojne leter qeverise viktor orban mediat hungareze i dergojne leter qeverise viktor orban

Sondazh

Poll