Bota

LDK i ofroi mbështetje Vjosa Osmanit, Ramush Haradinaj mban konferencë për media

31 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA
LDK i ofroi mbështetje Vjosa Osmanit, Ramush Haradinaj mban konferencë

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mediat ditën e sotme për të mbajtur një konferencë për media. Ende nuk dihet se cila është aryeja e kësaj konference dhe se cila do të jetë tema e bisedës. Lajmin për konferencën e ka bërë të ditur vetë zyra e shtypit e AAK-së, ku ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 12:00.

“Sot, me fillim nga ora 12:00, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kjo konferencë e Haradinajt do të mbahet një ditë pasi LDK-ja vendosi të mbështesë Vjosa Osmanin për postin e Presidentit të Kosovës.  Më parë Haradinaj ishte pretendent për këtë detyrë por u tërhoq nga gara pasi nuk kishte mbështetjen e duhur.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...