Bota

Jep dorëheqje kryeministri sllovak, Igor Matoviç

30 Mars 2021, 20:54 Nga DOSJA
Jep dorëheqje kryeministri sllovak, Igor Matoviç

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje të martën, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re.

Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri.

Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij.

Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye.

Matoviç, i emëruar kryeministër vitin e kaluar, do të marrë portofolin e financave.

Matoviç ka porositur më herët doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, por partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, pasi vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota igor matoviç igor matoviç

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...