Bota

Ish-doktori i Shtëpisë së Bardhë ngre pikëpyetje për Joe Biden: Nuk është i aftë për postin, mezi mbylli konferencën

30 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Ish-doktori i Shtëpisë së Bardhë ngre pikëpyetje

SHBA-Republikani i Teksasit Ronny Jackson, një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se performanca e konferencës për shtyp të Presidentit Biden ngre pyetje në lidhje me aftësinë e tij për postin.

Sipas FoxNews, kongresmeni i Teksasit ka thënë se sjellja e Biden në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten, e cila erdhi 64 ditë pasi ai mori detyrën, duhet të shqetësojë çdo amerikan që dëshiron të dijë nëse Presidenti i tyre është i aftë për detyrë dhe kontroll.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte i armatosur me një libër me figura të reporterëve miqësorë dhe dukej se ishin përgatitur përgjigjet, por ai megjithatë mezi arriti ta kalonte konferencën e tij të parë për shtyp. Nëse Presidenti Biden nuk mund të trajtojë pyetjet nga brohoritësit e tij në korpusin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, atëherë është shqetësuese të mendosh se si ai përfaqëson popullin Amerikan kur flet me udhëheqësit e huaj. Kjo duhet të shqetësojë çdo amerikan që dëshiron të dijë se Presidenti i tyre është i aftë për detyrë dhe kontroll,”-ka thënë ai. 

Biden, 78 vjeç, u pengua disa herë dhe ra ndërsa hipi në Air Force One javën e kaluar. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki më vonë shmangu pyetjet, nëse presidenti u vizitua nga një mjekët pas rënies. Presidenti u shfaq në fotografi ku dukej që i kishte fletët e pyetjeve në konferencën e tij të parë për shtyp. Vetëm 25 reporterë u lejuan të marrin pjesë në konferencën për shtyp dhe vetëm një numër i zgjedhur i reporterëve u thirrën për pyetjet e tyre.

(k,a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden ronny jackson joe biden ronny jackson

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...