Bota

‘Unë kam thënë kur të jetë radha ime, unë do të vaksinohem me AstraZeneca”/ Kancelarja Merkel konfirmon dhe njëherë

30 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
‘Unë kam thënë kur të jetë radha ime, unë do

GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo është e hapur për të marrë vaksinen e Oxford/AstraZeneca.

“Unë kam thënë kur të jetë radha ime, unë do të vaksinohem, gjithashtu me AstraZeneca, Mundësia që unë të vaksinohem është afër.”– tha Merkel, në një konferencë për shtyp.

Ndërhyrja e Merkel vjen pasi komisioni i përhershëm i vaksinimit të Gjermanisë (Stiko) rekomandoi asnjë personi mbi 60 vjeç të mos i jepet vaksina AstraZeneca.

Sipas Guardian, në bazë të provave aktualisht të disponueshme, por ende të kufizuara, dhe duke marrë parasysh situatën aktuale të pandemisë, Stiko rekomandon përdorimin e Vaksinës Covid-19 AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç. Megjithatë, përdorimi i tyre nën këtë kufi moshe mbetet i mundur sipas gjykimit mjekësor dhe me pranimin e rrezikut individual pas shpjegimit të kujdesshëm.

Në lidhje me dozën e dytë të vaksinës për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës Covid-19 AstraZeneca, Stiko do të komentojë deri në fund të Prillit.

Më herët doli që shërbimet shëndetësore në pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë Berlinin dhe Brandenburgun, kishin ndaluar shpërndarjen e vaksinës për moshat nën 60 vjeç për efektet e mundshme anësore.

(d.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel astrazeneca vaksinimi ne gjermani angela merkel astrazeneca vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...