Bota

Abdixhiku flet për vendimin e LDK-së në lidhje me votimin e presidentes: Nuk e di ende, secili ka mendime të ndryshme

30 Mars 2021, 19:34 Nga DOSJA
Abdixhiku flet për vendimin e LDK-së në lidhje me votimin e

KOSOVË-Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një intervistë që po zhvillon në “Debat Plus”, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentes dhe qëndrimin që do mbaj partia.

Ai është shprehur se, do ishte mirë që të gjithë deputet të ishin dakord, por gjithmonë ka pasur mendime të ndryshme për këto vendime dhe nuk dihet sesi dot të përfundojë.

“Edhe në të kaluarën ka pasur mendime ndryshe kur janë marrë këso vendime të mëdha. Nuk e di kur do të përfundojnë këto ndarje në LDK. Unë vet në të kaluarën kam respektuar vendimet partisë dhe do të ishte mirë që edhe në të tashmen edhe në ta ardhmen të jemi unik si parti,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk mund të gjykohet asnjë vendim që do marrin deputetët dhe se po përpiqet të ndërtojë një uniitet brenda partisë.

“Unë do të përpiqem që të kemi unitet brenda partisë. Po përpiqem të ndërtojë këtë unitet. Është bërë një presedan i rëndë në LDK që të mos respektohen vendimet e partisë. Shpresoj se ai presedan të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që parti të funksionojë sa më mirë. Në situatën e  tanishme kemi pasur dy mundësi: Të mos çanim kokën dhe të ndjekim vijën e AAK-së dhe PDK-së dhe të bisedojmë me ata që e kanë shumicën dhe të marrim një vendim parimor,“-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...