Bota

Kurti takohet me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Abbott: Shpreh mbështetjen e vendin në raportet me Serbinë

30 Mars 2021, 17:56 Nga DOSJA
Kurti takohet me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Abbott:

KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar në zyrën e tij një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga një njoftim i zyrës së kryeministrit Albin Kurti.  Në njoftim, ndër të tjera thuhet se ambasadori e ka uruar Kurtin për fitoren dhe i ka shprehun mbështetjen e vendit në lidhje me raportet me Serbinë.

“Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë. Në takim është biseduar edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, për të cilën Abott tha se ka Kosova ka mbështetjen e Britanisë. Abbott tha se në planin afatgjatë Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të rolit në QUINT, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë,”-thuhet në njoftim. 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti takon abbott nicholas abbott albin kurti kurti takon abbott nicholas abbott

Sondazh

Poll