Bota

FSSHK-ja i kërkon Kurti të pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Rama: Duhet të nisim injektimin masiv

30 Mars 2021, 17:14 Nga DOSJA
FSSHK-ja i kërkon Kurti të pranojë 11 mijë vaksinat e

KOSOVË-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka kërkuar Albin Kurtit që të pranojë 11 mijë dozat e vaksinave të ofruar nga kryeministrit Edi Rama.

Sipas Sinjal, në një njoftim për mediat, FSSHK ka falënderuar kryeministrin Rama për mundësin e vaksinimi të 500 punonjësve shëndetësor dhe i ka kërkuar Kurtit të pranojë vaksinat në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv.

“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19. Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor. Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”, thuhet në njoftim.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti edi rama fsshk-ja i kerkon kurtit te pranoj vaksinat e rames vaksinimi ne kosovve albin kurti edi rama fsshk-ja i kerkon kurtit te pranoj vaksinat e rames vaksinimi ne kosovve

Sondazh

Poll