Bota

Ecuria e vaksinimit në Kosovë/ Autoritet: Askush nuk mund të marrë dozat e dyta deri sa të vi kontigjenti tjetër

30 Mars 2021, 17:29 Nga DOSJA
Ecuria e vaksinimit në Kosovë/ Autoritet: Askush nuk mund të

KOSOVË-Me 24 mijë dozat e vaksinave të ardhura nga Covax në Kosovë, do të vaksinohen 24 mijë persona vetëm me një dozë të saj. Sipas Gazeta Express, askush nga  punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç e ata me sëmundje kronike nuk do të marrin dy doza të vaksinës, deri në mbërritjen e kotigjentëve të tjerë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Po ashtu edhe nga kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili ka thënë se pas 4 deri në 6 javësh, duhet të jepet doza e dytë e vaksinës.

Tani merret vetëm doza e parë e vaksinave. Pas 4 deri 6 javëve shkon doza e dytë, dhe atëherë besojmë që do të vijë kontingjenti i dytë. Ka disa shtete që te ata që e kanë kaluar COVID-in kanë shkuar vetëm me një dozë. Për shembull Austria e cila ka paraparë që ata që kanë qenë të infektuar dhe kanë pasur anitrupa të marrin vetëm një dozë dhe këtë e konsiderojnë të mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se gjatë takimin të djeshëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku u diskutua për vaksinat, ai ka treguar se 13 mijë doza të vaksinës do të shkojnë për personelin shëndetësor dhe 11 mijë të tjera për personat mbi 80 vjet që kanë sëmundje kronike.

Lajmi kryesor: Vaksinimi në Kosovë/ Rreth 300 punonjës shëndetësor dhe 100 mjekë kanë marrë dozat

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll