Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Udhëheqja e tij...
Politike
Ende s’ka version final! Shtyhet vendimmarrja për fletën e votimit, Celibashi kërkon 24 orë kohë për të sjellë vetëm
30 Mars 2021, 06:15Nga DOSJA
TIRANË– Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votmit për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar pa rezultat. Vendimi për 3 fletët e votimit të prezantuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të votohen nesër, duke përcaktuar kështu mënyrën sesi do të votojnë shqiptarë.
Gjatë mbledhjes së sotme, propozimet e Celibashit janë kundërshtuar nga anëtarja Helga Vukaj, e cila është shprehur se kjo e bën më të paqartë vendimmarrjes, duke shtuar se shqiptarët kanë më të lehtë të zgjedhin me emra. Vukaj u shpreh për konstatimin i ishte referuar sondazhit të hapur në faqen në Facebook, për të cilin u shpreh se duhej marrë parasysh.
Ndërkohë që edhe debatet nuk kanë munguar. Eridian Salianji, përfaqësues i PS u shpreh se Komisioni Rregullator nuk e ka kompetencë, dhe se fleta e votimit duhet të caktohet nga Celibashi, ndërsa ky i fundit ka theksuar se ka sjellë 3 propozime nga të cilat mund të vendoset.
Përveç kësaj, në mbledhje u diskutua edhe për vdekjen e Bashkim Finos, i cili ishte kandidat për deputet në listën e Fierit. I renditur i katërti, emri i tij pritet që të hiqet nga lista për t’u zëvëndëasuar me një të ri. Por çështja e tij ka ekspozuar edhe vakumin në Kodin e ri elektoral, pasi për raste të tilla nuk përcaktohet qartë mënyra e procedimit.
Ndërkohë që edhe 25 ditë na ndajnë nga dita e votimit, shqiptarët ende nuk e dinë mënyrën sesi do të zgjedhin qeverinë dhe përfaqësuesit në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Ishin kandidatët “ekstra” të Partisë Demokratike, ata që vonuan procesin, pasi KQZ priste një përgjigje nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Me largimin e 69 kandidatëve të koalicionit PD-AN, është hapur rruga për zgjedhjen e fletës së votimit dhe shpjegimit të mënyrës së zgjedhjes së emrave që do të ulen në Kuvend për 4 vite.
(a.b.a.k.k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është mbledhur ditën e sotme, për të miratuar fletën e votimtit për zgjedhjet e 25 prillit.Përveç kësaj në t...
TIRANË– Ka nisur mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit. Gjatë mbledhjes, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhje...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, edhe ditën e sotme ka rënë në sy për veshjen e tij.Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me kandidatët për deputetë në Le...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se është koha, kur njeriu duhet ta ndajë përkatësinë partiake me interesin, si dhe votën nga tifozëllëku.Kryemin...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama është marrë emër për emër me kundërshtarët e tij politikë. Gjatë prezantimit të kandidatëve në Lezhë, Rama ka kërkuar nga qyte...
LEZHË- “S’ka më doza kështu si tani po ikëm ne,“-u shpreh Rama gjatë një aktiviteti politik në Lezhë. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, kryemi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me ndërtimet e ujësjellësve në vendin tonë.Në një bashkëbisedim që ka bërë me kandidatët në Lezhë, ai ka ...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer eksperiencën e tij në Kishën e Laçit, në një prej të martave të shenjta. Në fjalën e tij nga prezantimi i ka...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka treguar përballjet dhe përplasjet që ka pasur me kryebashkiakun, Pjerin Ndreu. Gjatë fjalës së tij në prezantimin...
LEZHË– Drejtuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla ka hasur një moment të sikletshëm në Lezhë. Gjatë prezantimit të...