Bota

UNICEF & COVAX: Deri në maj në Kosovë do të arrijnë edhe mbi 76 mijë doza vaksinash të tjera

30 Mars 2021, 10:49 Nga DOSJA
UNICEF & COVAX: Deri në maj në Kosovë do të arrijnë

KOSOVË- 76,800 doza vaksinash do të vijnë në Kosovë gjatë muajt maj. Lajmin e ka bërë të ditur UNICEF me anë të një postimi në faqën zyrtare. Vaksinat që do të vijnë me anë të programit COVAX, dhe do të jenë nga AstraZeneca.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt!  Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.

Ditën e sotme ka filluar vaksinimi masiv i popullsisë në Kosovë.  Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi ditën e dielë morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nis vaksinimi ne kosove nis vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 08:13

SHBA- Drejtori i Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Presideni i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mbajnë një konferencë...