Bota

Italia ‘shtrëngon masat’, çdo qytetar nga vendet e BE-së duhet të bëjë tamponin dhe 5 ditë karantinë, 12 rajone fute

30 Mars 2021, 10:26 Nga DOSJA
Italia ‘shtrëngon masat’, çdo qytetar nga vendet e

ITALI- Italia është futur në kufizime të reja anti-Covid. Leggioggi shkruan se 12 rajone dhe 1 provincë është futur në zonë të kuqe, ku lëvizjet dhe liritë në këtë zonë janë të kufizuara. Masat e marra do të qëndrojnë në fuqi deri në 6 prill.

Zonat e kuqe:

Kalabri,
Campania,
Emilia Romagna,
Friuli Venezia Giulia,
Lazio,
Lombardia,
Marche,
Piemonte,
Pulia,
Toskana,
Valle d’Aosta,
Veneto,
Provinca Autonome e Trentos.

Masat e reja:

Kush shkon nga vendet e BE-së, në Itali do të bëjë tamponin, do të qendrojë 5 ditë në karantinë dhe më pas do të bëjë sërish tamponin.

Lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune dhe shëndeti. 

Kthimi në vendbanim lejohet nga një rajon në rajonin tjetër.

Ndalohen vizitat te miqtë dhe të afërmit.

Lëvizjet brenda rajonit duhet të behen vetëm me leje.

Baret, restorantet do të jenë të mbyllura. 

Në autostrada lokalet dhe restorantet do të jenë hapur.

Hotelet do të jenë të hapura.

Dyqanet me pakicë, dyqanet jo themelore janë mbyllur.

Mësimi do të jetë online.

Praktikat, punët laboratorike do të jenë kryhen në respektim të të gjitha masave të distancës dhe higjenës personale. 

Palestrat, pishinat, llixhat janë mbyllur të gjitha.

Aktiviteti sportiv në natyrë lejohet vetëm për 1 person dhe të jetë në afërsi të banesës. 

Muzetë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur të gjitha.

Bibliotekat dhe arkivat do të qëndrojnë hapur.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 3,544,957 persona me Covid, ndërsa 108,350 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota masat e reja ne itali masat e reja ne itali

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 08:13

SHBA- Drejtori i Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Presideni i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mbajnë një konferencë...