Politike

30 Mars 2021, 08:25 Nga DOSJA

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvillohej ditën e djeshme, mirëpo u anulua pas lajmit të vdekjes së ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Mbështetësit e Partisë Demokratike dolën në shesh të qytetit, aty ku e pritën kryedemokratin me makina dhe me flamuj të PD-së në duar. Simpatizantët e PD e pritën Bashën me një banderolë ku shkruhej “Mirësevjen kryeministri Basha”. Pasi i falenderoi për këtë pritje entuziste, Basha tha se era e ndryshimit shihet në sytë e mbarë shqiptarëve.

Në ecjen që pati në bulevardin e Fierit, Basha dëgjoi shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve. Problemi kryesor i bizneseve është rënia e xhiros që po i çon në pikën e mbijetesës. Basha tha se plani i Partisë Demokratike synon në radhë të parë të stabilizojë gjendjen e biznesit të vogël dhe të vërë ingranazhet në lëvizje.

Një qytetare tha se i është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërkohë që është e papunë dhe se me 90 mijë lekë pension duhet të blejë 150 mijë lekë ilaçe për bashkëshortin. Për këtë Basha tha se gjëja e parë që do të bëjë qeveria e ardhshme, është të kthejë të gjithë familjet që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga ndihma ekonomike dhe ta dyfishojë atë.

Elena Pipa, është një ndër të rinjtë e këtij qyteti e cila ka mbaruar studimet dhe po vuan mungesën e punësimit që është edhe një nga arsyet e emigrimit të të rinjve. Si detyrë kryesore e qeverisë së dal nga 25 prilli, Basha tha se është ndalimi i emigrimit të rinisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës që do të bëhet me thithjen e investimeve të huaja.

Shqetësimin e saj e shprehu edhe Pamela Frokaj, një ish-socialiste e zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit. Kryetari Basha shprehu mbështetjen se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, demokrat dhe socialist.

Ndërkohë Basha vijoi takimet dhe në qytetin e Ballshit me qytetarët. Ai u prit me ovacione dhe me flamuj të PD-së. Në Ballsh, Basha është takuar dhe me naftëtarët e Ballshit, të cilët muaj më parë ranë dakord që të dilnin nga greva e tyre e urisë dhe të merrnin detyrimet e prapambetura.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i opozitës tha se kur PD-ja të vijë në pushtet, do të bëhet vetting për zyrtarët që do të marrin në dorë rafinerinë e naftës. Basha premtoi që industria e minierave në përgjithësi dhe ajo e naftës në veçanti do të marrë përparësi, do të trajtohet me kujdes, ndershmëri dhe profesionalizëm për të mundësuar investime serioze të huaja dhe kujdes për punëtorët dhe gjithë komunitetin. Ai gjithashtu përsëriti zotimin e tij se çdo pagë e prapambetur do t’u jepet naftëtarëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fier lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 fier lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2021, 20:51

TIRANË – Sërish debate në “Real Story” mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.Ky i fundit th...