Bota

Papa Françesku, mesazh në meshën e të dielës: Djalli po përfiton nga kriza e pandemise për të mbjellë mosbesim

29 Mars 2021, 18:59 Nga DOSJA
Papa Françesku, mesazh në meshën e të dielës: Djalli

VATIKAN– Papa Françesku, në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit ka folur dhe për pandemisë e Covid-19. Ai është shprehur se djalli po përfiton nga Covid-19, duke futur dëshpërim te njerëzit.

“Djalli po përfiton nga kriza e pandemise për të mbjellë mosbesim, dëshpërim dhe përçarje,”-ka thënë Papa.

Rreth 120 besimtar u bashkuan me Papën dhe afërsisht 30 kardinalë në bazilikë për të marrë pjesë në meshën e së dielës, ku numëri ishte më i vogël se zakonisht, për shkak të Covid-19. Pothuajse të gjithë ata që morën pjesë në meshë, përveç Papës dhe korit, kishin maska.

E Diela e Palmës celebrohet një javë para Pashkëve për të kujtuar historinë e Biblës kur Jezusi hyn në Jerusalem, para vdekjes dhe ringjalljes së tij. Sipas historisë fetare, njerëzit pritën me hare dhe si mbret profetin kristian, duke hedhur degë palme në rrugën para tij.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll