Politike

“Janë fyerje që nuk i shkojnë një qytetari e jo më…”/ Idrizi: Rama me bulizmat e tij kërkon të krijojë

29 Mars 2021, 20:28 Nga DOSJA
“Janë fyerje që nuk i shkojnë një qytetari e jo

TIRANË– Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, mbrëmjen e sotme ka komentuar gjuhën e Kryeministrit Edi Rama kundrejt opozitës. 

Idrizi më tej tha se kreu i qeverisë përdor të njëjtën gjuhë edhe me popullin shqiptar, fyerje që sipas tij nuk do t’i takonin, asnjë qytetari e jo më një kryeministri.

‘Zoti Rama dhe me bulizmat e tij kërkon që të krijojë një klimë konfliktuale, me atë gjuhë do t’ja kishte zili edhe llaxorja më e madhe e Tiranës. Përdor këtë gjuhë pasi nuk ka një bilanc. Nëse do të shohim talljen dhe denigrimin që u bën jo vetëm figurave të opozitë, por edhe popullit shqiptar, në mungesë të një bilanci për të tonifikuar votuesit e vet për fushatën elektorale, përdor zhargone, fyerje që me thënë drejtën nuk do t’i takonin, jo më një kryeministri, por as edhe një qytetari të zakonshëm. E rëndësishme është që shqiptarëve t’u japim shpresën dhe tu mundësojmë ndryshimin e madh pas 25 prillit. Gjendja që shohim në terren është akoma më e fortë. Sot ka një përdorim masiv për të përdorur të gjitha resurset e pushtetit dhe për të devijuar vullnetin e njerëzve. Rreth 30 mijë qytetarë janë punësuar në administratë vetëm në vitin e fundit. Po shpërndajnë para për këto të tërmetit, po ndajnë legalizime duke përdorur të gjitha format e influencës të paligjshme në fushatë dhe duke ushtruar një presion të jashtëzakonshëm tek ato që janë në punë shteti.’ – tha Idrizi.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama shpetim idrizi edi rama shpetim idrizi

Sondazh

Poll