Politike

Lediana Fratari në njësisë nr.5: Qytetarët nuk janë thjeshtë të zhgënjyer, por të bindur që po vidhen!

29 Mars 2021, 17:24 Nga DOSJA
Lediana Fratari në njësisë nr.5: Qytetarët nuk janë

TIRANË– Kandidatja pë deputete në listat e PD-së, Lediana Fratari, ditën e sotmeka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë administrative, nr 5.

Fratari, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo shprehet se qytetarët janë të zhgënyer dhe sipas saj ato po vidhen.

Gjatë takimit, një qytetar është shprehur se konsumi ka rënë dhe kjo për shkak se të rinjtë po largohen nga Shqipëria. 

“Nuk është thjeshtë kriza e pandemisë. Konsumi ka rënë sepse në këtë vend po bie çdo ditë numri i të rinjve dhe moshës së mesme, janë ata konsumatorët më të mëdhenj dhe ata po largohen nga Shqipëria”.– ka thënë pronari i një dyqani. 

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk janë thjeshtë të zhgënjyer, por të bindur që po vidhen

Qytetarët nuk janë thjeshtë të zhgënjyer. Ata janë të bindur se qeveria e socialistëve nuk ka dështuar si pasojë e paaftësisë, por ajo është në stadin kur është bërë barrë në kurriz të tyre, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndaj dhe fryma për ndryshim ndjehet kudo. Bisedova me bashkëqytetarë të mitë, në njësinë administrative Nr 5 në Tiranë. Pronarë dyqanesh e kafenesh ankohen për taksat e larta, rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe uljen e konsumit. Ka mes tyre votues të PS-së që nuk kanë në plan ta mështesin më. Të sigurosh mbështetjen e njerëzve të zhgjënjyer, nuk është e vështirë, por e vështirë dhe detyrim është të mos i zhgënjesh pasi të kanë besuar. Dhe unë mendoj se kjo është sfida e partitë sonë dhe e imja personalisht.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll