Politike

“Zëri im do jetë në shërbim të qytetarëve”/ Kandidati i LVV-së shpalos programin e tij me 13 pika për Lezhë

29 Mars 2021, 18:37 Nga DOSJA
“Zëri im do jetë në shërbim të

LEZHË- Kandidati për deputet për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, Iliaz Shehu, ka shpalosur 13 pikat e programit të tij politik për Shqipërinë si dhe për Lezhën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Shehu, shkruan se zëri i tij do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe këtyre pikave programore për ta dhe për vendin tonë.

Ndërkohë në 13 pikat që ka paraqitur, shihet se në fokus është shëndeti publik , si dhe ekonomia , ku nënvizohet që të rritet buxheti prej 5.2% të prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në mesataren evropiane prej 9.9% të PBB.

‘13 pikat programore për Shqipërinë dhe për Qarkun e Lezhës. Duke ju ftuar që t’i lexoni këto 13 pika programore, po gjej edhe rastin që të falenderoj të gjithë ata aktivistë, qytetarë, profesionistë me të cilët arritëm të dalim në këto pika, të cilat do të mbrohen dhe përcillen në parlament nga ana ime. Zëri im do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe këtyre pikave programore për ta dhe për vendin tonë. Fryma e cila na përshkon, të cilën e ndjekim dhe përpiqemi që vazhdimisht ta fuqizojmë, merr kuptim dhe realizohet vetëm atëherë kur përqendrohet në pika programore, kurse pikat programore marrin kuptim dhe konsistencë vetëm kur garantohen nga kjo frymë që nuk ndalon. Me pika programore krejt të drejta, për një politikë.’- shkruan Shehu.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike iliaz shehu zgjedhjet 25 prill 2021 iliaz shehu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll