Bota

Nënkryetari i LDK-së, Haziri:Për zgjedhjen e presidentit do të jemi konstruktiv dhe pozitiv, do të flasim dhe me deputetët

29 Mars 2021, 17:26 Nga DOSJA
Nënkryetari i LDK-së, Haziri:Për zgjedhjen e presidentit do

KOSOVË-Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se LDK-ja do të qëndrojë në sallë gjatë votimit të presidentit, ndërkohë që ditën e nesërme kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin e deputetëve për të marrë një vendim.

Po ashtu, ai është shprehur se vendimi i kryesisë do të jetë konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja,

“Ne do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja e LDK-së në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruksioni eventual institucional dhe duke krijuar frymë dhe angazhim politik për një stabilitet në këtë vend.  Ne do të punojmë që të dalim unanim në këtë çështje. Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të mbyllet në afate kushtetuese dhe në frymën kushtetuese. Nesër do të bisedojmë me deputetët pasi ata kanë edhe përgjegjësi institucionale. LDK do të ketë rol konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja,”-ka thënë ai. 

Vjosa Osmanit i nevojitet patjetër mbështetja e ish-partisë së saj për t’u bërë presidente, pasi dy partitë e tjera PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë që nuk do ta votojnë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lutfi haziri mbledhja e ldk-se lutfi haziri mbledhja e ldk-se

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 16:56

Kurti e ‘bllokon’ AKP-në

Qeveria e re e Kosovës po këmbëngul që të pezullohet çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia...

Bota 29 Mars 2021, 16:49

SERBI– Komisioni Evropian ka deklaruar se së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor  do t’iu njihen edhe certifikatat e vak...