Sherr mes 4 të rinjve! Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Durrës, Policia shoqëron të dyshuarin, nisin hetimet
29 Mars 2021, 14:54Nga DOSJA
DURRËS– Endri Nekaj, 27 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 13 të qytetit.
Katër të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihet, dhe si pasojë është plagosur 27-vjeçari. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se pas ngjarjes ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt, megjithatë ende nuk është bërë e mundur zbardhja e plotë e motiveve që kanë sjellë përplasjen.
Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për të zbuluar çfarë ka ndodhur mes të rinjve.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zjarr brenda spitalit Ushtrak në Tiranë! Pasditen e sotme, është raportuar për flakë brenda një prej dhomave të spitalit. Pas denoncimit të marrë, ...
DURRËS– Vdekjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit janë shoqëruar gjithmonë me shumë zhurmë, duke u përdorur edhe nga politika. Denoncimi i fundit v...
TIRANË– Familjarë dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të vendit, Bashkim Fino. 59-vjeçari u përcoll në banesën e fundit në...
Janë shoqëruar dhjetëra herë për krimin e dyfishtë në Elbasan, por përherë ia kanë dalë mbanë të shohin dritën e lirisë. Por Policia e Elbasanit këmbëngul se ta...
DIVJAKË– Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Divjakë. I arrestuari është Gedis ...
TIRANË– 32 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 180 leje drejtimi janë pezulluar gjatë fundjavës që lamë pas. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Rrug...
DIBËR– Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi ka reaguar sërish tre ditë pas plagosjes së minatorit Edi Beka. Në një status në Facebook, Deb...
TIRANË– Një ndërtesë 7-katëshe në Tiranë, e shpallur Monument Kulture në vitin 2007 do të prishet nga Bashkia e Tiranës, për fillimin e një kantieri të ri ...
Aktualitet29 Mars 2021, 11:26
Nga Ben BlushiBashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.Ba...