Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në afërsi të banesës së policit të FNSH-së, arrestohet 28-vjeçari në Divjakë, nën hetim 3 sho

29 Mars 2021, 12:56 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri në afërsi të banesës së

DIVJAKË– Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Divjakë. I arrestuari është Gedis Lipe, i cili qëlloi pranë banesës së një ish-efektivi të FNSH-së. Lipe do të akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Në hetim për të njëjtën ngjarje kanë rënë, P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Lipe në bashkëpunim me tre personat e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës ish-efektivit të FNSH-së.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë. Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet divjake gledis lipe pëllumb beqiri te shtena ne divjake divjake gledis lipe pëllumb beqiri te shtena ne divjake

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 11:26

Nga Ben BlushiBashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.Ba...