Aktualitet

Familjarë dhe kolegë i japin lamtumirën, Bashkim Fino përcillet për në banesën e fundit

29 Mars 2021, 14:04 Nga DOSJA
Familjarë dhe kolegë i japin lamtumirën, Bashkim Fino

TIRANË– Familjarë dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të vendit, Bashkim Fino. 59-vjeçari u përcoll në banesën e fundit në heshtje nga kolegët që ishin mbledhur për homazhe në Pallatin e Kongreseve.


Pasi është nxjerrë nga godina me muzikë funebre, akëmorti i tij i mbushur nga tufa me lule është drejtuar për ta dërguar në banesën e tij të fundit. 

Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 11:26

Nga Ben BlushiBashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.Ba...