“Prej kësaj ndërtese lindi konflikti me partitë”, Ervin Goci DENONCON shembjen e Monumentit të Kulturës në Tiranë: Pr
TIRANË– Një ndërtesë 7-katëshe në Tiranë, e shpallur Monument Kulture në vitin 2007 do të prishet nga Bashkia e Tiranës, për fillimin e një kantieri të ri ndërtimi.
Denoncimin e ka bërë pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i cili shkruan në ‘Facebook’ se ndërtesa do të shembet thjesht sepse qeveria mbylli një sy qorr, për asnjë arsye tjetër në këtë tokë.
Bëhet fjalë për ndërtesën e parë 7-katëshe në Tiranë, në bulevardin “Zogu 1”, e cila është ish-ndërtesa e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, projektuar nga arkitekti Maks Velo.
Postimi i Ervin Gocit:
Diten e djeshme, kur kryeministri me hijen e tij po respektonin 10000 hapat ditore sipas rekomadimeve te aplikacionit, i bene me sy te lire nje rikonfigurim te ri qytetit, ku vendosen aty per aty te fshijne dhe nje godine tjeter, Monument Kulture, nje nga me historiket e qytetit. Ndertesa per te cilen flasim eshte Monument Kulture / Kategoria 2, e cila eshte vendosur per t’u shembur..asnje nuk di se ku dhe kur eshte vendosur dhe per cilat arsye.
Per nje historik te shkurter: Ndertesa ne fjale eshte godina e pare 7 kate ne qytet. Ka qene selia e Gazetes Bashkimi dhe me pas e Agjencise Telegrafike Shqiptare. Eshte monument kulture jo kot, po per arsye se mbart edhe vlera arkitektonike edhe historike. Ish-Ministri Leskaj e ka shpallur ne 2007 me statusin “Monument Kulture”, dhe nderkohe eshte ende ne listen e mbrojtjes. Vepra eshte pjese e portofolit te mjeshtrit Maks Velo, qe keta e percollen gjithe ngasherima. Ndertesa do te prishet thjesht sepse qeverise i zune syte, per asnje arsye tjeter ne kete toke. Te programi i partise sociale per Shqiperine e se ardhmes, eshte parashikuar qe te zhduket çdo godine p.e.r (para eres se rames).
Po ne ç’do bejme? Do mbajme inventarin? Une mendoj se energjite duhen perqendruar ketu, si te ndalohet. Te parit ne pasqyren e deputetit, nuk ka asnje fije vlere per tani, braktisini ambicjet tuaja te pakuptimta dhe kanalizojini energjite ketu.
Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi projektin e një kantieri të ri ndërtimi, teksa tha se ndërtesa e cila do prishtet (Monumenti Kulturor) është bërë shkak i konfliktit me partitë që merrnin hapësira publike, duke iu referuar përplasjes së FRD-së.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Nuk respektuan masat anti-COVID! Policia me dorë të hekurt, gjobiten mbi 2 mijë qytetarë në fundjavë
TIRANË- 2055 qytetarë janë gjobitur gjatë fundjavës pasi kanë shkelur rregullat e vendosura anti-COVID.Policia bën me dije se 2013 prej tyre u gjobitën me ...
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, ambasada e SHBA: Do të kujtohet për udhëheqjen dhe për kontributin e tij në proceset ligjb
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino. Përmes një postimi, ambasada i shpreh ngushëllimet familje...
Rama i dorëzon titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes Sala, nëna, babai dhe e shoqja tregojnë me lot në sy: Ngeli djali
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar titullin “Dëshmor Atdheu” familjes së Arjan Salës, i cili u fut mes flakëve dhe u sakrifkua për të shpëtuar kol...
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre iranianë në Qafë Thanë
QAFË THANË- Tre iranianë janë arrestuar këtë mëngjes nga policia kufitare në Qafë Thanë pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh.Policia bën me dije s...
Titulli “Dëshmori i Atdheut” që mori Arjan Sala, i vëllai i përlotur e tregon para kamerave
TIRANË– Vëllai i Arjan Salës ka hapur para mediave titullin “Dëshmor i Atdheut”, që iu akordua sot të riut që u sakrifikua javën që lamë pas. Me lot në sy,...
FOTOT/ Momenti kur Rama i dorëzon familjes së Arjan Salës titullin ‘Dëshmor i Atdheut’
TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në shtëpinë e Arjan Salës, i ka dorëzuar familjarëvë të të ndjerit titullin ‘Dëshmor i Atdheut’.Ai u ...
Presidenti Meta merr pjesë në homazhet për Bashkim Finon: Bujar dhe zemërgjerë, figurë frymëzuese, ishte model për ne ku
TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Meta k...
Xhaxhai i Arjan Salës: Kanë ardhur të gjithë me radhë, Rama dhe Meta! U dorëzua çertifikata, na lehtësoi dhimbjen
TIRANË– Xhaxhai i Arjan Salës doli në një prononcim për mediat pas vizitës së kryeministrit Edi Rama. Ai tha për gazetarët se çertifikata është dorë...
Të gjithë me të zeza dhe kurora me lule, socialistët shkojnë bashkë në homazhet për Bashkim Finon
TIRANE- Me kurora me lule dhe veshur me të zeza janë paraqitur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, figurat kryesore të Partisë Socialiste. Gramoz Ruçi, T...