Aktualitet

‘Vdiq nga COVID, në skedë i shënuan ‘arrest kardiak’/ DENONCIMI nga Durrësi, xhaxhai ngre zërin për të nipin: S’k

29 Mars 2021, 14:20 Nga DOSJA
‘Vdiq nga COVID, në skedë i shënuan ‘arrest

DURRËS– Vdekjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit janë shoqëruar gjithmonë me shumë zhurmë, duke u përdorur edhe nga politika. Denoncimi i fundit vjen nga Durrësi, ku një qytetar denoncon fshehjen e vdekjes së nipit të tij në pavionin e COVID më spitalin Rajonal. Tahir Aleksi, xhaxhai i Hysen Aleksit nga Shkallnuri i Durrësi, pretendon se nipi i tij ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në fund të muajit shkurt. Por familjarisht janë habitur pasi në skedën e vdekjes, mjekja ka shënuar se bëhej fjalë për një arrest kardiak. 

Në një intervistë për ABC, xhaxhai ka këmbëngulur se nipi ishte shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar dhe se kurrë më parë nuk kishte shfaqur probleme me zemrën. 

U shtrua nga Covid në spital dhe kur erdhi puna, vdekjen e shënuan atak kardiak. Nuk vuante aspak nga zemra”, ka thënë ai, duke shtuar edhe shqetësimin se familjarët e tij nuk arritën të merrnin as shpërblim monetar që ju takon familjeve që humbin të afërmit nga pandemia.

Për rastin e tij, ndihmësepidemiologu, Zija Alhysa u shpreh se pandemia e koronavirusit shkakton komplikacione, ndaj në kartelën e të ndjerit duhej specifikuar edhe infektimi me COVID.

“Në 24.02 dhe ka dalë pozitiv. Kur ka vdekur në skedën e vdekjes i shkruhet arrest kardiak. Covid jep komplikacione ne e dimë. Po shkaku kryesor s’është arresti kardiak që shkruajnë, këtu ka qenë dhe ky Covidi. Kjo bëhet dhe për të ulur numrin e vdekjeve se ky s’është raportuar më për Covid, por për arrest kardiak,”-u shpreh ai. 

Çështja e shënimit të të vdekurve nga pandemia është kthyer edhe në debat politik në vend. Opozita e akzuon qeverinë se po fsheh të vdekurit nga pandemia, ndërkohë që shifrat tregojnë të kundërtën. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë kanë humbur jetën të paktën 5 herë më shumë se shtesa vjetore. Megjithatë ekspertë dhe zyrtarë të qeverisë kanë “premtuar” se pas qetësimit të situatës me pandeminë, numri i të vdekurve do të rishikohet, duke përfshirë në të dhëna edhe shtetasit shqiptarë që kanë ndërruar jetën jashtë vendit. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet durres hysen aleksi tahir aleksi viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres hysen aleksi tahir aleksi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 11:26

Nga Ben BlushiBashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.Ba...