Bota

Këshilltari i ministrit të Albin Kurtit tregon se në qeverinë e mëparshme është keqpërodur detyra në ministrin e Pusht

29 Mars 2021, 14:06 Nga DOSJA
Këshilltari i ministrit të Albin Kurtit tregon se në

KOSOVË-Fidan Kalaja, këshilltari i ministrit të ri të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, është shprehur se ministrat e qeverisë së kaluar e kanë keqpërdorur detyrën.

Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se Operatori Ekonik “RAD DOO”, ka fituar tender  në periudhën e ministrit Todosijeviç dhe Rakiç, për një biznes që nuk figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë. Gjithashtu, ai ka nxjerr në vëmendje se vlera e tenderave ka qenë 173,447.00 euro

“Domethënë “sukses” i ministrave të kaluar të Administrimit të Pushtetit Lokal ka qenë që një Operator Ekonomik “RAD DOO” (që është vështirë të gjendet në ARBK me këtë emërtim) nga 10 tenderë sa i ka marrë në periudhën e ministrit z. Todosijević të marrë 4 tenderë në periudhën e z. Rakić në kuadër të projekteve komunale që i financon MAPL. Vetëm në vitin 2020 ky operator ekonomik nga ky program ka fituar 4 tenderë të ndryshëm në vlerë prej 173,447.00 euro”, ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora elbert krasniqit fidan kalaja elbert krasniqit fidan kalaja

Sondazh

Poll