Aktualitet

Presidenti Meta merr pjesë në homazhet për Bashkim Finon: Bujar dhe zemërgjerë, figurë frymëzuese, ishte model për ne ku

29 Mars 2021, 10:28 Nga DOSJA
Presidenti Meta merr pjesë në homazhet për Bashkim Finon: Bujar

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Meta ka shkuar pas grupit të PS që ishte më herët në homazhet që po zhvillohen tek Pallati i Kongreseve që prej orës 12:00 dhe do të përmbyllen në orën 16:00. Në dalje, presidenti foli para mediave edhe për kujtimet e tij me Finon, por edhe për modelin që ai la pas në politikë.


PJESË NGA FJALA E ILIR METËS:

Padyshim që Bashkim Fino është një nga miqtë e mi më të mirë dhe do të mbetet për arsye se në një moshë shumë të re u nda. Ishte një figurë frymëzuese kur ishte kryetar bashkie në Gjirokastër në një moshë aq të re. Ajo ishte baza e shumë kandidaturave në atë vit të çmendur për të krijuar një qeveri të pajtimit. Detyrë që ai e bëri në një mënyrë të jashtëzakonshme pasi të gjithë e dinë sesa i ndarë dhe i polarizuar ishte vendi. Unë kam shumë kujtime të veçanta pasi ishte një përkrahës i të rinjve dhe ishte një figurë tepër sportive, shumë i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Dhe tjetra, dua të them se ishte shumë njerëzor, shumë bujar dhe zemërgjerë. Ishte tolerant dhe dallonte politikën nga raportet njerëzore. Momenti i sotëm ishte shokues i ndarjes së papritur nga jeta të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për qytetarët e Gjiorokastrës. Ishte figura kryesore e PS në këto 3 dekada.

Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per bashkim finon ilir meta ndahet nga jeta bashkim fino homazhet per bashkim finon ilir meta ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll