Aktualitet

Xhaxhai i Arjan Salës: Kanë ardhur të gjithë me radhë, Rama dhe Meta! U dorëzua çertifikata, na lehtësoi dhimbjen

29 Mars 2021, 10:27 Nga DOSJA
Xhaxhai i Arjan Salës: Kanë ardhur të gjithë me radhë,

TIRANË– Xhaxhai i Arjan Salës doli në një prononcim për mediat pas vizitës së kryeministrit Edi Rama. Ai tha për gazetarët se çertifikata është dorëzuar e se kjo është një lehtësim për dhimbjen që kanë. Xhaxhai bëri të ditur se familjes i kanë mbërritur zarfe me para nga njerëz anë e mbanë vendit, si dhe shtoi se ndihma nuk i ka munguar nga ana e institucioneve.


DEKLARATA: 

Kanë ardhur të gjithë me radhë, Meta e Rama, dhimbja po na shkatërron. U dorëzua certifikata, ishte gjëja më e mirë që mund të na lehtësojë shumë dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna, qanë vetëm një nënë. Ju si gazetarë jeni të mrekullueshëm, na ndihmuat në gjendjen e djalit. Me organizata e fondacione të gjithë na kanë ndihmuar. Dhe individë, na kanë ardhur zarfa pa adrese, nga Shkodra, sensibilizim i paparë, për Janin, pa i njoftur. I përgëzoj shqiptarët.

Humbi jetën brenda magazinës te Casa Italia! Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Rama i dorëzon titullin familjes, xhaxhai i të riut: Sot qan vetëm një nënë e një baba

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet xhaxhai i arjan sales xhaxhai i arjan sales

Sondazh

Poll