Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre iranianë në Qafë Thanë

29 Mars 2021, 10:38 Nga DOSJA
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen

QAFË THANË- Tre iranianë janë arrestuar këtë mëngjes nga policia kufitare në Qafë Thanë pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Policia bën me dije se të arrestuarit dyshohet se kanë dashur të hyjnë në Shqipëri, duke paraqitur dokumente, që dyshohet se janë të falsifikuara.  Ata akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë, Pogradec; Arrestohen 3 shtetas iranianë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre iraniane qafe thane arrestohen tre iraniane qafe thane

Sondazh

Poll