Aktualitet

Rama i dorëzon titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes Sala, nëna, babai dhe e shoqja tregojnë me lot në sy: Ngeli djali

29 Mars 2021, 10:46 Nga DOSJA
Rama i dorëzon titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes Sala,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar titullin “Dëshmor Atdheu” familjes së Arjan Salës, i cili u fut mes flakëve dhe u sakrifkua për të shpëtuar kolegët e tij nëmagazinë. Përpara kryeministrit, anëtarët e familjes, i ati, e ëma dhe nusja e Salës, u përlotën dhe e respektuan kreun e qeverisë duke vënë dorën në zemër. 


Pjesë nga biseda mes tyre:

Edi Rama: Ai ka bërë një sakrificë të madhe. Një sakrificë të rrallë, që nuk ndodh. Ne menduam se ishte detyra jonë që ta dekoronim dhe ta shpallnim “Dëshmor të Atdheut”. Do ta ndihmojmë mesa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe jo vetëm atë.

Babai i Arjan Salës me dorë në zemër: Faleminderit zoti Kryeministër. Ai ishte aty jashtë, është futur brenda, ka nxjerrë të tjerët…ka hyrë për të parë nëse ka më ndonjë njeri aty dhe ka ngelur brenda.

Arjan Sala u shpall sot “Dëshmor i Atdheut”. Ai shpëtoi më shumë se 20 persona në magazinën që u përfshi nga flakët një javë më parë, por vetë nuk doli i gjallë që aty. Sala la pas një djalë të vogël, të moshës 2 vjeç. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut edi rama arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut edi rama

Sondazh

Poll