Aktualitet

Me bombolë në dorë, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij

29 Mars 2021, 10:08 Nga DOSJA
Me bombolë në dorë, momenti kur Arjan Sala vrapon për

TIRANË– Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur Arjan Sala, vrapon për të shpëtuar kolegët e tij. Me bombolë në dorë, Sala është pikasur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia”, teksa vrapon për të hyrë në magazinën e përfshirë nga flakët. 

Sala nuk shihet se mban ndonjë maskë të vendosur apo veshje speciale në mënyrë që të mos prekej nga zjarri. 

Sot, Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe titulli po u jepet familjarëve të tij nga kryeministri Edi Rama. 

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.

Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dy ditë më parë nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut digjet magazina ne tirane arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 08:11

TIRANË– Arjan Sala, shefi i sigurisë së magazinës që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve të tjerë, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. D...