Politike

Goditja e Ramës me bojë/ Veliaj: Parti shpellare, i nxorën bojën këtij vendi

14 Shkurt 2019, 15:09 Nga DOSJA
Goditja e Ramës me bojë/ Veliaj: Parti shpellare, i nxorën

Pas ngjarjes në Kuvend ditën e sotme, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama, pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë Talat Xhaferit për shkeljen e kodit të mikëpritjes nga opozita, ka reaguar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar veprimin e deputetit të PD-së, të turpshëm.

Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj shkruan se “Neandertalët e Shqupit”po shkatërrojnë dhe po përdhosin çdo vlerë shqiptari“. Kryebashkiaku thekson se: “këta mavri  me bojë i nxorrën bojën këtij vendi me dhunë”.

Postimi i plotë i Erion Veliajt

Kur thoja ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobëvënëse vrapuan ta përdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalet e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhune, shkatërrim e përdhosje të ccdo vlere shqiptari! Turp.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama erion veliaj incidenti ne kuvend seanca e sotme plenare 14 shkurt 2019 edi paloka edi rama erion veliaj incidenti ne kuvend seanca e sotme plenare 14 shkurt 2019

Sondazh

Poll