Politike

I bëri me bojë në fytyrë “Skënderbeun”, Spiropali: Paloka njihet për deficensën e tij

Spiropali e quajti Palokën një njeri të njohur për “deficensë”, që shqip përkthehet ‘mangësi’. Ministrja njihet për deklaratën e saj, kur gjatë një mitingu përmbyllës të fushatës në vitin 2017, e quajti kryeministrin Edi Rama “Skënderbeun” e shqiptarëve.
Featured image of article: I bëri me bojë në fytyrë “Skënderbeun”, Spiropali: Paloka njihet për deficensën e tij Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama me bojë

TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për mediat në përfundim të seancës plenare në lidhje me gjestin e deputetit demokrat Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama.
Spiropali e quajti Palokën një njeri të njohur për “deficensë”, që shqip përkthehet ‘mangësi’.

“Kryetari i opozitës ngatërroi fjalimet, ishte fjalimi i tij i zakonashëm ku nuk lë gjë pa thënë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. I kërkuam ndjesë mikun tonë ku u fye nga lideri i PD-së.
Nëse do të ishte vetëm për sulmin e Palokës, ai është një person që njihet për deficensat e tij, por ai është mishërimi më i qartë i deficitit opozitar që është Basha. Gjejmë rastin tu kërkojmë ndjesë popullit shqiptar për këtë.”- u shpreh Spiropali.

Ministrja Elisa Spiropali njihet për deklaratën e saj, kur gjatë një mitingu përmbyllës të fushatës në vitin 2017, e quajti kryeministrin Edi Rama “Skënderbeun” e shqiptarëve.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment