Bota

PARALAJMËRIMI! Mjekët francezë: Do ketë mbingarkesë katastrofike në spitalet COVID

28 Mars 2021, 19:45 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Mjekët francezë: Do ketë mbingarkesë

Mjekët e urgjencës në Paris thonë se shtimi i infeksioneve me koronavirus mund të mbingarkojnë së shpejti kapacitetet spitalore për t’u kujdesur për të sëmurët, çfarë mund t’i detyrojë ata të zgjedhin se cilin pacient të trajtojnë.

Paralajmërimet shqetësuese u bënë të dielën përmes shkrimeve editoriale në gazeta të nënshkruara nga dhjetëra mjekë të Parisit. Thirrjet alarmante vijnë ndërsa Presidenti Emmanuel Macron ka mbrojtur me forcë vendimin e tij për të mos mbyllur përsëri tërësisht Francën si një vit më parë.

Që nga janari, qeveria e zotit Macron ka zbatuar orën policore gjatë natës në mbarë vendin si dhe ka vënë kufizime të tjera në përpjekje për të frenuar shkallën e lartë të infektimeve.

Mjekët po ngrenë zërin për një mbyllje të plotë të vendit dhe paralajmërojnë se ata do të detyrohen të zbatojnë “metoda katastrofike mjekësore” së shpejti, sapo rastet e infektimeve të arrijnë kulmin.

Marrë nga VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 19:43

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndë...

Bota 28 Mars 2021, 19:03

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në ceremoninë që po zhvillohet për pritjen e vaksinave AstraZeneca, nga mekanizimi Covax.Sipas Gazeta...